Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot organizoi drekë tradicionale pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, të akredituar në Republikën e Maqedonisë.

Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, ambasadori i Sllovakisë, Henrik Markush, ambasador i Polonisë, Jeck Multanovski dhe ambasadori i Republikës Çeke, Miroslav Toman, përcjell Telegrafi.

Siç njoftuan nga Kabineti i Presidentit, Ivanov dhe ambasadorët kanë biseduar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, për gjendjen aktuale politike në vend, për procesin e integrimit në BE dhe NATO, si dhe për sfidat kyçe me të cilat ballafaqohen Bashkimi Evropian dhe kontinentin i Evropës.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se vendet kanë krijuar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe dialog të vazhdueshëm politik të cilat bazohen në miqësinë e sinqertë, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë.

Në këtë kontekst, presidenti i Maqedonisë e ka theksuar nevojën për trajtim korrekt të Republikës së Maqedonisë lidhur me respektimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.

“Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në rrugën drejtë inetrgimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në këtë plan presim politika juaj e dyerve të hapura të ndihmojë në vlerësimin adekuat të progresit tonë”, ka thënë Ivanov.