Lajmet e liferuara në shumë media online të vendit, si dhe në portalin tonë se gjoja Akademiku Izet Zeqiri mbështet Bilall Kasamin për garën e të parit të Tetovës, vetë Akademiku Izet Zeqiri i demanton duke thënë se ai nuk është  anëtar i asnjë partie politike dhe që nga dorëheqja e tij  nga pozita e deputetit nuk merret aktivisht me politikë, por si qytetarë është i interesuar shumë për ofertat e kandidatëve për kryetar të Tetovës dhe mënyrën se si ato do të realizohen.

AI pohon se sot kishte patur  rastin që në vendëlindjen e tij  ta dëgjoj njërin nga kandidatët për kryetar të Tetovës, thuhet në demantin e akademikut Zeqiri, që e shpërndau në profilin e tij në fejsbuk. /fol.mk