Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për komunën e Zhelinës, Mahir Ziberi bashkë me ekipin e tij, në kuadër të fushatës zgjedhore sonte kanë zhvilluar aktivitete zgjedhore në fshatin Pallaticë dhe Uzurmisht , ku edhe shpalosi programin zgjedhor si dhe projektet që do të realizojë gjatë mandatit të ardhëshëm katër vjeçar.

Me këtë rast në fjalën e tij, para pranishmëve Ziberi tha se këto dy vendbanime janë zemra e komunës së Zhelinës i dhe është i sigurtë se Pallatica bashkë me Uzurmishtin do të jenë vendimtare për fitoren tonë, fitore pas së cilës nuk do të diskutojmë më për ujë të pishëm 24 orë, për kanalizime dhe deponi të egra.

Unë ju siguroi se qeverisja jonë do të garantojë transparencën , llogaridhënien, sepse ne kemi dijen e nevojshme, si dhe staf të përgatitur që prioritet do të kenë gjithmonë punën, dhe shërbimin më të mirë për qytetarët e komunës sonë.


Ne ju garantojmë se ne do të përkujdesemi maksimalisht që të krijojm kushte sa më të mira në shkollat tona, do ta depolitizojmë arsimin, do ta departizojmë komunën,do të ndërtojmë dhe do të mirëmbajmë rrugët në çdo stinë të vitit, tha Ziberi para përkrahësve të shumtë të Pallaticës dhe Uzurmishtit/fol.mk