Ekzistojnë mënyra të shumta për ruajtjen e një uebfaqe për shikim offline si shkrepja e një fotoje, printimi në letër apo shkarkimi në HTML.

Por ne mendojmë se ekziston një mënyrë tjetër edhe më e mirë sesa të gjitha ato që thamë të lart: Duke e printuar në PDF.

Të ruash një uebfaqe në PDF do të thotë se ruash tekstin dhe imazhet pa shpërdorur letër dhe shumë më e lehtë për tu menaxhuar. Kjo që do tu themi funksionon në çdo shfletues madhor përfshi ChromeFirefox, Opera dhe Microsoft Edge.

1.Navigoni në opsionin Print të shfletuesit tuaj të preferuar
2.Tek destinacioni sigurohuni që të jetë përzgjedhur opsionin Microsoft Print të PDF
3.Ndryshoni opsionet e tjera në bazë të preferencave tuaja
4.Klikoni Print

Dokumentin PDF të gjeneruar mund ta transferoni në çfarëdo paisje që dëshironi. Kjo do të jetë shumë e dobishme në rastin e leximit të një artikulli pa qasje në internet.