Një raport i ri thekson faktin që në shumë shtete, shumica e të rinjve ende jetojnë me prindërit e tyre. Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Society at a Glance 2016, gjithashtu tregon që ndryshon shumë koha gjatë së cilës të rinjtë vazhdojnë të jetojnë në shtëpi.

Në Itali 80.6% e 15-29 vjeçarëve jetojnë në shtëpi. Ky vend ndiqet nga afër nga Slovenia, me 76.4% dhe Greqia dhe Republika Sllovake ku 76.3% dhe 76.2% respektivisht jetojnë në shtëpinë e prindërve.

Në Kanada dhe në shtetet nordike, historia është krejt ndryshe. Të rinjtë shumë rrallë qëndrojnë në familje. Në Kanada, 30.9 për qind e të rinjve jetojnë ende me prindërit, në Danimarkë vetëm  34.3% dhe në Suedi 35.1%, Finlanda dhe Norvegjia kanë përqindje të ngjashme, respektivisht 36.9% dhe 37.8%.

Shtetet e OECD ku shumica e të rinjve jetojnë me prindërit

e04ceeb4f13af21e15056f95a5965374

Franca ka pasur rritjen më të madhe të të rinjve që jetojnë me prindërit ndërmjet viteve 2007 dhe 2014, me 12.5%. Hungaria ka njohur rritjen më të madhe me 8.9 %, ndërsa Italia një rritje prej 5.6 %. Ka pasur një rritje të përgjithshme me 0.7 % në vendet e OECD.

Raporti ka treguar gjithashtu që të rinjtë jetojnë në shtëpinë e prindërve më gjatë dhe martohen më vonë, për shkak të recensionit ekonomik. Në fillimet e  viteve 90, burrat martoheshin rreth moshës 27 vjeç dhe gratë rreth moshës mesatare 25. Në 2014-ën, këto mosha ndryshuan, 34 për meshkujt dhe 31 për femrat.

Këto të dhëna mbështesin Pew Research Centre, që ka gjetur që në SHBA jetojnë me prindërit më shumë të rinj që nga periudha e viteve 1940. Ky kërkim ka gjetur që djemtë kanë më shumë mundësi sesa femrat të jetojnë në shtëpinë e prindërve në moshë të rritur, 54.4% para 41.7%.