kipet e shërbimit dimëror të qytetit të Shkupit gjatën natës kanë hedhur 103 ton kripë në bulevardet e qytetit dhe rrugët për të parandaluar paraqitjen e ngricave, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, transmeton zhurnal.

Ekipet e shërbimit dimëror me 10 automjete kanë intervenuar nëpër rrugët e qytetit dhe në pikat kritike, respektivisht nëpër ura, mbikalime dhe rrugët deri te Vodno, Përzhino, Zhelezarë dhe në gjitha ato të ashtuquajtura “pika e zeza” në qytet.

Ekipi dimëror i qytetit është duke vëzhguar situtuatën në terren dhe do të intervenojnë në bazë të nevojës” njoftojnë nga Qyteti I Shkupit. Qyteti i Shkupit ju rekomandon vozitësve të vozisin me kujdes dhe t’I përmbahen kushteve të rruugëve. Apelojmë deri të qytetarët, qiramarrësit dhe pronarëve të ndërtesave zyrtare që në bazë të ligjit të bashkangjiten për të pastruar borën tek objeket e tyre, porosisin nga Qyteti I Shkupit.