Ish ministrja e MPB-së Gordana Jankullovska në një emision në televizionin Alfa, ka deklaruar se Prokuroia speciale publike ka marrë vrull për arsye se janë të shtypur nga koha dhe nga mos suksesi i  tyre. Sipas saj ata janë të pa aftë të kryejnë punën e tyre që iu është besuar dhe në opinionin e gjerë por edhe tek mbështetësit e LSDM-së, veç më po shfaqet pakënaqësia e tyre sepse janë pritur rezultate tjera të cilat nuk janë realizuar me sukses.

 “Totalisht i tradhtuan pritjet e tyre, nuk arritën të porositin rezultate dhe e  demoluan institucionin e cila edhe pse ishte në kundërshtim me Kushtetutën e instaluar në sistem, në fillim kishte edhe mbështetjen politike të menaxhojnë me krizën me të cilën po përballet Maqedonia”, shtoi Jankullovska.

Ajo përkujtoi edhe për një sjellje të Katica Janevës për të cilën opinioni nuk mori arsyetim.

“Katica Janeva vërtetonte se Zoran Zaev ia ka dorëzuar materialet, as që bëri proçesverbal, as që tregoi se sa materiale ia ka dorëzuar. Në një fazë të caktuar PSP doli me një numër, gjithsesi ajo ishte dyfish më e vogël nga ajo që e prezantoi publikisht LSDM dhe Zoran Zaev dhe me siguri e dyta ishte reale për shkak se edhe sot në tregjet e Maqedonisë, në objektet hotelierike shiten ose dorëzohen inçizime të cilat si duket nuk janë te Katica Janeva, por duhet të ishin tek ajo. Ajo nuk ndërmori asgjë për ti mbajtur ato privatësisht njejt siç nuk ndërmori asgjë edhe për tu larguar të njejtat nga hapësira publike inçizimet për të cilat një numër i konsiderueshëm të njerëzve qartazi e kërkuan këtë”, tha Jankullovska.