Duhet të prisni edhe disa ditë për të ndjekur programin më të ri “Xing me Ermalin”, që do të vijë në ekranin e Televizionit Klan.

Moderatori Ermal Mamaqi përmes një fotografie të postuar në Instagram, tregon se është në provat e tij të fundit dhe se me 24 Shtator do të fillojë transmetimin e emisionit të tij me një format të ri.

ermalii 2

Vetëm pak ditë më parë ai bëri të ditur edhe personazhin e parë të ftuar në emisionin e tij përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, i cili do të jetë ish-Kryeministri Sali Berisha.


Të tjera detaje mbeten për t’u zbuluar të shtunën, me 24 Shtator, në ekranin më të ndjekur të shqiptarëve.

Ermal Mamaqi u bë pjesë e Televizionit Klan më 1 Qershor, kur u zyrtarizua marrëveshja 3-vjeçare me Drejtorin e Përgjithshëm, Aleksandër Frangaj./ tvklan.al