Samsung ka mbajtur pullën ‘home’ më gjatë se shumica e konkurrentëve, mirëpo sipas raporteve të reja thuhet se Galaxy S8 do të vijë pa këtë pullë.

Telefoni i ardhshëm nga Samsung do të ketë ekran në të gjitha anët dhe do të jetë pa korniza kufizuese. Pullat komanduese në pjesën e poshtme të ekranit do të zëvendësohen nga pulla virtuale.

Është e mundur që kompania do të përdor teknologjinë e leximit të gjurmëve të gishtërinjve nga Qualcomm, e cila mund të fshihet nën xham.

Ekrani do të ketë kualitetin Super AMOLED dhe do të jetë me qoshe të lakuara në të dy modelet.

Burimet e brendshme bëjnë të ditur se Samsung po synon të sjell Galaxy S8 në mars të vitit të ardhshëm, megjithatë, për shkak të testimeve të shumta që është duke kryer kompania, publikimi mund të shtyhet deri në prill.

Sidoqoftë, kompania nuk ka konfirmuar asnjë prej këtyre spekulimeve kështu që mbetet të presim për të parë nëse këto raporte dalin të jenë të sakta.