Ja si klasifikohen çiftet në bazë të sjelljes së tyre:

1.  Çiftet dramatikë

Këto, çdo gjë e lidhin me dramaticitetin. Ata janë egoistë dhe nuk bëjnë shumë sakrifica për të mbajtur një lidhje. Mundësitë për t’u ndarë janë më të mëdha.

2.  Çiftet e konfliktit

Këto çifte argumentojnë, por kjo nuk do të thotë se ata do të ndahen. Debatet e shtojnë pasionin mes tyre.

3. Çiftet me shoqëri të përbashkët

Këto çifte  kanë nivele të larta të kënaqësisë. Duke pasur miq të përbashkët, kjo i bën ata të ndihen  më të afërt  me  njëri-tjetrin.

4.  Çiftet e përkushtuara

Këto janë çiftet më të mira, nëse jeni duke kërkuar një marrëdhënie të qëndrueshme. Sipas intv.al janë shumë të kujdesshëm në marrëdhënien e tyre.

5. Çiftet që ofendojnë njëri-tjetrin

Këto çifte janë gjatë gjithë kohës me inate ndaj njëri-tjetrit, por sërish qëndrojnë bashkë. Ata janë gjaknxehtë, sepse i shprehin fjalët pa u menduar mirë. Mundësia që ata të ndahen është e madhe.