Kabineti i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, denon ashpër shpifjet tendencioze të njëpasnjëshme që po botohen nga media të caktuara pa asnjë përgjegjësi ndaj të vërtetës dhe pa asnjë respekt për publikun.

Agjenda e Kryetarit Ahmeti për ditën e djeshme ishte e përqëndruar në Tetovë dhe në tubimin e madh me qytetarët e Çairit në Shkup, ndërsa nuk ishte e paraparë asnjë vizitë në Komunën e Likovës e as fshatin Opajë.

Të nderuar, liria e shprehjes nuk nënkupton edhe lirinë për të shpifur dhe për të mashtruar opinionin publik, e aq më pak të manipulohet me një tragjedi familjare pēr qëllime zgjedhire.

Disa media janē vënë në shërbim të tërësishēm të shpërndarjes së gënjeshtrave dhe nxitjes së dhunës zgjedhore duke bërë edhe thirrje për organizime të dhunshme ndaj partisë më të madhe shqiptare dhe liderit të shqiptarëve, z. Ali Ahmeti.

Përkrahja masovike e shqiptarëve për Ali Ahmetin dhe BDInë që nga Struga gjer në Kumanovë e Likovë sa vjen e rritet pas secilës shpifje të botuar dhe pas secilit gurrë të gjuajtur për arsye se qytetarët tek Ali Ahmeti gjejnë paqën, sigurinë, stabilitetin përkundër ofertës suaj të dhunës, intrigës dhe shpifjeve