Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 387 teste, dhe janë regjistruar 48 raste të reja me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-20, Kumanovë-3, Dibër-1, Prilep-3, Tetovë-1, Strumicë-4, Koçani-9, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-2. Gjatë 24 orëve janë testuar 387 pacientë.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 61 pacientë të shëruar nga: Shkupi-21, Kumanovë-3, Shtip-2, Tetovë-5, Strugë-6, Manastir-1, Gostivar-4, Gjevgjeli-2, Kriva Pallankë-2, Radovish- 3, Koçan-6, Probishtip-2, Vinic-2, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-1.

Në kushte spitalore si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19, jetë kanë ndërruar 4 pacientë. Dy pacientë nga Shkupi (73 dhe 62 vjeç), një 69 vjeçar nga Kumanova dhe një 72 vjeçar nga Tetova.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17.674.