Ministria e Brendshme ka ngritur padi penale ndaj tre edukatoreve të Çerdhes “Fidani” për keqtrajtimin e fëmijës dyvjeçar derisa qëndronte në përkujdesje në këtë kopsht.

Lënda është dërguar tashmë në prokurori dhe vendimin e fundit pritet ta marrë drejtësia. Rastin në fjalë e paraqitën prindërit e fëmijës, të cilët kishin vërejtur shenjat në shpinën e vogëlushit të tyre, por edukatoret e kishin mohuar se shenjat mund të kishin ardhur gjatë qëndrimit të fëmijës në çerdhe.

Vetë drejtuesit e Çerdhes “Fidani” i janë shmangur komenteve, duke deklaruar se do të  presin që rastin ta zgjidhin institucionet kompetente pas përfundimit të ekspertizës ligjore.