Albani dhe Miriami janë padyshim çifti i artistëve më i preferuar nga publiku. Ata janë bashkë prej 10 vitesh e prej gati 2 vitesh janë prindër të një vajze.

Por a e dini si ka nisur historia e tyre e dashurisë? E ftuar tek “Rudina” pasditen e sotme, Miriami tregoi për fillimet e dashurisë me Albanin duke zbuluar se personi që është bërë shkak që ata të takoheshin ka qenë babai i saj.

“Babi insistonte që të bëja një duet me Albanin. Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin”, tha Miriami duke treguar kështu se kjo ishte biseda e parë me Albanin.

“Më pas rastësisht unë dhe Albani u takuam në një event në Zyrih ku ishim të dy të ftuar. Aty filloi gjithçka. Më vonë bëmë edhe këngën bashkë”, përfundoi këngëtarja.