Një tërmet i fuqishëm 7.7 ballësh, e ka goditur sot Kilin, duke shkaktuar kështu edhe paralajmërim për një tsunami të mundshëm.
 

Tërmeti goditi 225 kilometra në jugperëndim të Puerto Montt, në jug të Kilit, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Express.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.

Zyra e Kilit për Emergjenca Kombëtare e ka bërë një paralajmërim dhe ka urdhëruar evakuimin e zonave bregdetare në rajonin Los Lagos.

“Si masë parandaluese, ne urdhërojmë evakuimin e zonave bregdetare të Bibios, Araucania, Los Rios, Aysen,” thuhet në paralajmërim.