Është mbajtur sot ceremonia e ndarjes së çmimeve për sportistët e vitit Laureatët 2020, organizuar nga Komiteti Olimpik të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Vlora Dumoshi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, xhudistja Majlinda Kelmendi e personalitete të tjera nga fusha të ndryshme.

Çmimin Shpresat Olimpike 2020 për femra e mori xhudistja Laura Fazliu, çmimin Shpresa Olimpike 2020 për meshkuj e fitoi Betim Maliqi nga Federata e Karatesë, çmimin për arritje speciale në sport për vitin 2020 e mori Latif Demolli nga Federata e Boksit të Kosovës.

Kombëtarja më e mirë e vitit për vajzat u shpall Kombëtarja e Futbollit të Kosovës. Kombëtarja e Kosovës në basketboll u shpall si më e mira nga të gjitha kombëtaret tjera në kategorinë e meshkujve, Driton Kuka trajneri më i mirë i vitit 2020 për trajnerin e xhudos, sportisti i vitit 2020 Dardan Berisha – basketbollist, ndërsa sportistja më e mirë për 2020 u shpall xhudistja Distria Krasniqi. /KP/