Nuk hiqet Agjencia për ushqim dhe veterinari, as që bëhet diçka me ingerenca mbi të sajat, tha sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski lidhur me vendimin e djeshëm të Qeverisë që të formohet Komitet për bujqësi dhe siguri të ushqimit.

“Detyra themelore e këtij Komiteti është që ta ndjek realizimin e masave dhe projekteve lidhur me agrosektorin, sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen veterinare të kafshëve dhge gjithsesi, të japë drejtime dhe propozime me qëllim që të përmirësohen gjendjet në këto sfera specifike”, tha Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Në Komitet nuk do të ketë punësime të reja. Kjo do të jetë strukturë nga kuadrot ekzistuese të institucioneve.