Komuna Aerodrom bën thirrje deri te qytetarët të mos parkojnë veturat në hapësirat e gjelbërta, sepse dëmtohet dhe zhduket natyra e gjelbërt, kurse shumë shpesh dëmtohen edhe drunjtë ku kohëve të fundit janë mbjellë, përcjell FOL.

Deri te Komuna Aerodrom kanë arritur ankesa me fotografi, ku shihet sesi qytetarët me pavetëdije kanë parkuar veturat e tyre në hapësirat e hortikulturës dhe rrallë herë thyhen drunjtë, njofton AIM.
Nga Komuna bëjnë thirrje se shërbimet komunale në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, çdo ditë punojnë në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta dhe të parkut në Aerodrom.