Sipas marrëveshjes së Përzhinos katër anëtarët e komisionit Ad-hok për vëzhgimin e punës së mediave  unanimisht duhet ta zgjedhin anëtarin e pestë i cili do të jetë kryetar i trupit. Tani për tani nuk dihet emri i tij, por sigurisht se do të jetë shqiptar, pasi kështu thotë dispozita e Kodit Zgjedhor.

Vendimi i këtillë është praktikisht mënyra e vetme që të mos shkelet Ligji pasi BDI dhe PDSH refuzuan të propozojnë anëtarë të tyre shqiptarë , duke ua lënë këto vende që u takojnë sipas marrëveshjes partive maqedonase LSDM dhe VMRO edhe pse u pajtuan për formimin e tij.

 Ndërkaq përmes telefonit për Alsat-M, Artan Grubi  kishte shpjeguar  se nuk kanë vërejtje për përbërjen e trupit AD-hok,  por se edhe pse nuk do të propozojnë anëtarin e tyre, megjithatë anëtari shqiptar patjetër duhet të jetë emër i pranueshëm për partinë!!!