KSHZ-ja hodhi shortin për radhitjen e kandidatëve në fletët e votimit  për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Radhitja është si më poshtë:

1. Koalicioni VMRO-DPMNE
2. PDSH
3. BDI
4. Koalicioni LSDM
5. Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi
6. PPD
7. Aleanca për shqiptarët
8. Partia Liberale
9. VMRO për Maqedoninë
10. Lëvizja Besa
11. E majta

Më 21 nëntor fillon fushata njëzetditore zgjedhore, e cila do të përfundojë me 9 dhjetor.

***

KSHZ-ja hedh sot shortin për radhitjen e listave zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot do të zbatojë short për radhitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Qytetarët më 11 dhjetor do të zgjedhin në mesin e kandidatëve të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Koalicioni VMRO për Maqedoninë dhe Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” të cilin e përbëjnë Lëvizjen për Reforma – PDSH, UNITETI dhe RDK, si dhe partitë BDI, PDSH, PPD, PL, E Majta dhe Besa.

Të hënën më 21 nëntor fillon fushata njëzetditore zgjedhore, e cila do të përfundojë me 9 dhjetor.

Partitë dhe koalicionet tashmë janë përgatitur për tubime dhe takime me qytetarët, BDI-ja fushatën do ta fillojë në Likovë, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë”, fushatën do ta fillojë tradicionalisht në Ohër, LSDM dhe partitë e koalicionit në Prilep.