Tashmë është bërë një rregull i njohur në rrjetet sociale: mos e publikoni adresën, pasaportën, dhe, kohët e fundit, as edhe fletëhyrjen e aeroplanit online.

Arsyeja për këtë është për shkak se barkodët dy-dimenzional dhe kodet QR që ndodhen në pasaportën tuaj mund të përdoren për arsye të ndryshme të liga.

Steve Hu nga iflyflat.com shkoi një hap më tej dhe vendosi të shikojë saktësisht se sa shumë informata mund të mblidhen rreth një personi duke përdorur vetëm detajet e një fletëhyrjeje.

Dhe është e frikshme. Shumë e frikshme. Pas hyrjes në “Delta Airlines” duke përdorur informacionet në fletëhyrje, ai ishte në gjendje që lehtë të fitonte qasje në llogarinë e një personi.

Kjo nënkupton se ai kishte qasje në:

– Detajet personale të pasagjerit, duke përfshirë emrin

– Të dhënat e udhëtimit; për ku ishte duke udhëtuar dhe kur

– Numri i ulëses

– Detaje të fluturimeve të shpeshta

– Datën kur ishte blerë bileta

– Katër shifrat e fundit të kartelës së përdorur bankare

Dhe fletëhyrja që ai e përdori ishte përdorur në rrjetet sociale, ku pasagjeri e kishte shfaqur në foto barkodin, edhe pse kishte provuar ta fshihte një pjesë të tij me gisht.

A duhet t’i publikoni në rrjete sociale dokumentet zyrtare dhe dokumentet e tilla? Përgjigja është: definitivisht jo.