Ishte përfolur që do të rikthehej, por jo konfirmuar. E diela Shqiptare e ka konfirmuar. Tuna Sejdiu do të rikthehet në Këngën Magjike pas plot 10-vjetësh që nga hera e saje fundit në skenën e këtij festivali.

Kënga e re e artistes nga Shkupi është punuar në studion e ThreeDots dhe Flori Mumajesit. Pak ditë më parë, Tuna postoi edhe në profilin e saj një foto nga studio e kantautorit Mumajesi.

Kështu, nesër përgatituni të dëgjoni baladën e re të Tunës.

tuna