Kuvendit Qendror  i  LR-PDSH-së  në mbledhjen   e mbajtur  sot në Gostivar caktoi listat  me emra për kandidat të mundshëm  të kësaj partie që do garojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. E veçanta e këtyre listave ishte kundërshtimi  unanim i anëtarëve të kuvendit ndaj kërkesës së sekretarit gjeneral të kesaj partie Arben TARAVARI i cili edhe në kuvend kërkoj të ishte i 20-ti  në listë, ashtu siç kishte deklaruar para disa ditëve në emision Rruga drejt . Edhe kryetari Sela në mbyllje të punimeve të këtij kuvendi deklaroj se: “E vetmja dëshirë që nuk u pranua ishte dëshira e sekretarit të partisë z. Arben Taravarit, sepse ne e kemi thënë prej fillimit sepse ne nuk jemi këtu për dëshirat tona dhe për punët tona, por jemi për të marë obligime jo vetëm partiake, por obligime që kanë të bëjnë me fatin e shqiptarëve këtu në Republikën e Maqedonisë, me fatin e fëmijëve, të nipërve dhe mbesave  të shqiptarëve  në Republikën e Maqedonisë tha  Sela.

Përndryshe Kuvendi Qendror me propozim të Degës së Sarajit e propozoi doktor Arben Taravarin si bartës liste i kësaj partie në  njësinë zgjedhore nr 1, respektivisht i dyti pasi që me marrëveshjen për koalicion me Partinë Uniteti bartës liste i  Aleancës për Shqiptarët , në këtë njësi zgjedhore është caktuar Komandant Qufa i  Unitetit.

 

© fol.mk