Selfi fotografitë dhe interneti më i rëndësishëm se debati për çështje jetësore

Pas më shumë se një viti, deputetet më në fund kthehen në sallën plenare. Sistemi i ri elektronik ishte gati, por deputetet nuk ishin edhe aq të përgatitur për ta përdorur, posaçërisht, deputetët më të mëshuar, raporton KlanMacedonia/

Deputeti Pavle Trajanov, u mendua mirë për rreth 20 sekonda, para se ta shtyp monitorin.

Për dallim nga mikrofonat e vjetër, të cilët ishim më të mëdhenj, këta të rinjtë janë më të hollë dhe nuk mund të shfrytëzoheshin si mbajtës për transparente që përmbanin mesazhe politike. E sfidë e vërtetë ishte edhe për ta lëshuar mikrofonin.

Gjithçka ishte më interesante se debati që po zhvillohej në seancën për pyetje deputetesh.

Prej në muhabete në mes miqve të vjetër dhe selfie fotografi.

E vetëm falë sistemit të ri elektronik, disa deputetë, më në fund do ti njohin të gjithë kolegët.

Kur je pjesë e shumicës qeverisëse, pyetjet e deputeteve dinë të jenë të bezdisshme. E asnjëherë nuk është kohë e keqe për një fotografi të mirë.

Monitorët e sistemit të ri ishin shumë të bezdisshëm. Menyja përmbante vetëm informata për rendin e ditës dhe informata për deputetet. Për dallim nga smart monitorët në Kuvend, telefonat shihej se ishin më fun, për shkak se kanë qasje edhe në internet.

Mes akuzave dhe kundër-akuzave, u zhvillua edhe një seancë e Kuvendit. Por edhe në këtë seancë si në shumë seanca tjera, interesi i pushtetarëve për debat cilësor dhe zgjidhje cilësore mungoi. Dëshmi për këtë janë karriget e zbrazura, vetëm dy orë pasi filloi seanca. /KlanMacedonia/