Komunikatë për media

Në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore të LR PDSH që u mbajtë nën Kryesimin e Sekretarit Gjeneral të LR PDSH, z. Arben Taravari, u diskutua ndër tjerash edhe për pjesmarrjen e LR PDSH në Qeverinë reformatore.
Pas diskutimeve dhe analizave të shumta Kryesia Qëndrore në formë unanime, e autorizojë grupin negocues i cili është i zgjedhur nga Kryesia Qëndrore e LR PDSH-së që të nëgociojë për të gjitha detalet dhe modalitetet për bashkëqeversijen me LSDM duke i nënvizuar, strategjitë dhe prioritetet politike.
Poashtu Kryesia Qëndrore e LR PDSH solli vendim unanim për ta autorizuar Kryesinë e ngushtë të partisë për marrjen e vendimit final për pjesmarrje në Qeveri pas përfundimit dhe epilogut të negociatave që do të zhvillohen ditët në vijim

Qendra për informim
LR PDSH, Tetovë
23.05.2017

 ç