Lidhja Auto-moto e Maqedonisë kërkon nga gjithë vozitësit të kenë kujdes gjatë vozitjes, ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit.

Rrugët e Maqedonisë akoma janë të lagura, ndërsa në pjesën perëndimore dhe veriore ka mbetje të borës dhe akull me çka trafiku realizohet me veështirësi. Intenziteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qendrave të qyteteve është i normalizuar.

LAMM njofton se komunikacioni në drejtimin Kumanovë – Kriva Pallankë po zhvillohet me vështirësi për shkak të mbetjes së borës në rrugë.

Përgatitja dimërore është e obligueshme për çdo vozitës nga 15 nëntori deri më 15 mars, pa marrë parasysh kushtet meteorologjike./Telegrafi/