zona-e-lire-640x427Lëvizja BESA ka reaguar në lidhje me zonat e lira ekonomike. Ata thonë se është mister numri i të punësuarve, si edhe subvencionet që ua jep Qeveria e Maqedonisë investitorëve të huaj për çdo punësim. Ata kanë pyetur partinë  shqiptarë se çka ka bërë ajo në 14 vjetët e qëndrimit në pushtet dhe a është ne dijeni ajo se çka po ndodhë në zonat e lira ekonomike?

Ja dhe komunikata e plotë:

“Ndonëse për ta analizuar punën e zonave të lira ekonomike nevojiten informacione dhe ato duhen të jenë me karakter publik, as Agjencia e Investimeve të Huaja, as Drejtoria për Zhvillim Teknologjik Industrial nuk e mundësojnë një gjë të tillë. Për këtë arsye mbetet mister numri i të punësuarve, si edhe subvencionet që ua jep Qeveria e Maqedonisë investitorëve të huaj për çdo punësim. Kështu në mediumet pro-qeveritarë thuhet se numri i të punësuarve në këto zona sillet prej 15 mijë deri 20 mijë, ndërsa vetëm këtë vit janë rreth 7 mijë. Sa për informacion, në Kroaci të dhënat për numrin e te punësuarve në zonat e lira ekonomike nuk janë sekrete dhe ato janë në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë. Nisur nga kjo me të drejtë pyesim se kujt po i pengon publikimi zyrtar i këtyre të dhënave? A i pengon VMRO-së, që jep miliona subvencione, apo BDI-së, që këto zona janë në vendbanimet maqedonase dhe struktura e të punësuarve janë kryesisht maqedonas? Po ashtu Lëvizja BESA e pyet partinë shqiptare në qeveri se çka ka bërë ajo në 14 vjetët e qëndrimit në pushtet dhe a është ne dijeni ajo se çka po ndodhë në zonat e lira ekonomike? Si ndodhë që paratë e qytetarëve, pra edhe të shqiptarëve si tatimpagues të këtij vendi, të përdoren për të subvencionuar punësime në rajonet maqedonase dhe vetëm për maqedonasit? Nga kjo konkludojmë dhe përsërisim se zgjidhja më e mirë për këtë shtet është RIDEFINIMI, ku çdo send do të ridefinohet dhe do të vendoset në themele të forta dhe vetëm me RIDEFINIM shqiptarët do ta marrin hisen e tyre të merituar dhe do të bëhen pjesë e barabartë e Republikës së Maqedonisë. Por, RIDEFINIMIN nuk mund ta bëjnë politikanët e harxhuar, të korruptuar dhe të zhvatur, por vetëm politikanët që interesin shqiptar e kanë para interesit personal. Ata janë një gjeneratë e re e politikanëve dhe e njerëzve me BESË”