Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë në Maqedoni do të mësojnë nga tekste shkollore me gabime të shumta si përmbajtjesore ashtu edhe ortografike. Këto gabime më të theksuara janë nëpër librat e historisë, gjeografisë, shoqërisë, artit, por edhe në tekste tjera.

Në librin e Gjeografisë gabimet vërehen që në ballinën e librit ku emri i lëndës është shkruar gabimisht. Edhe përkthimet e teksteve janë pa një strukturë të mirë gramatikore, ndërsa, janë të pranishme edhe shtrembërimet e ngjarjeve të rëndësishme historike. Në librin e historisë Shën Jan Kukuzeli i cili në tekstet e historisë shqiptare njihet si një murg ortodoks nga Durrësi, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine, tani ai përshkruhet si Jovan Kukuzeli, krijues i njohur i muzikës maqedonase.

Edhe shumë gabime tjera të evidentuara më parë vazhdojnë të jenë të pranishëm. Nga Ministria e Arsimit përsërisin qëndrimet të dëgjuara vite me radhë, për ndryshime ligjore me qëllim hartimin e teksteve të reja.