Në mes të tensionit të madh politik, më 10 qershor të vitit 1878, burra shqiptarë, patriotë e me zemër plot për qënësinë e kombit shqiptar që kërkonte të frymonte i lirë dhe Sovran, u mblodhën në Prizren të Kosovës për të dhënë fjalë e besë e për të krijuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Një Lidhje e cila mori fatet e kombit mbi vete, duke dhënë një leksion të jashtëzakonshëm patriotizmi, leksion i cili është i vlefshëm edhe sot, e për fat të keq i pakuptuar nga një pjesë e shqiptarëve.

Dhe atëherë kishte tradhëtarë, por as atëherë e as tani nuk arritën të shuanin jehonën e kësaj Lidhje!
I nderuar qoftë kujtimi i tyre dhe qoftë patriotizmi i tyre dhe dashuria për Shqipërinë mbarëkombëtare në zemrën e çdo shqiptari!