Incidente të rënda e shënuan ndeshjen kualifikuese mes reprezentacioneve të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Greqisë.

Në ndeshjen e luajtur në kuadër të grupit H, e cila përfundoi pa gola, u shënua një përleshje fizike pas përfundimit të ndeshjes. Çuditërisht, përleshjen e filluan dy futbollistët e Romës, Edin Xheko dhe Kostas Manolas. Më pas, u kyçën edhe futbollistë të tjerë, ndërsa në fund nevojitej edhe intervenimi i policisë.

Zënka rezultoi të ishte më fatkeqe për futbollistin grek, Janis Janujotis, i cili morri nga goditja që morri, mbeti me një dhëmb më pak. /SHENJA/

https://youtu.be/ZzM7oN8Spd4?t=1