Gjuha e trupit mund të jetë sa e komplikuar aq dhe e thjeshtë për t’u kuptuar ! Shenjat e hershme paralajmëruese janë ato që na diktojnë nëse diçka nuk shkon mirë me organizmin.
Nëse vëreni një ndryshim të menjëhershëm në ngjyrën aromën apo konsistencën e tyre lexoni më poshtë se çfarë do të thotë kjo gjë.

1. Jeni në ditët më fertile të muajit
Nëse sekrecionet vaginale i ngjasojnë të bardhës së vezës së pagatuar do të thotë që vezorja juaj ka lëshuar një vezë që është gati për t’u fekonduar. Sasia e sekrecioneve është më e lartë gjatë atyre ditëve për të ndihmuar në transportin e spermës në vezë. Nëse jeni seksualisht aktive, kjo është koha kur duhet të tregoni kujdes nëse nuk doni një shtatzëni të paplanifikuar.

2. Cikli menstrual
Pas ovulimit në rast se veza nuk është fekonduar, duhet të prisni ciklin menstrual. Gjatë kësaj periudhe sekrecionet do të pakësohen, do të jenë të qarta të bardha dhe të trasha.

3. Ju jeni të stresuar
Stresi është faktori kryesor që fshihet pas çrregulliemeve hormonale dhe kjo gjë ndikon dhe në shëndetin riprodhues të femrës. Cikli mund të vonohet, sekrecionet vaginale mund të kenë ngjyrë më të errët , aromë të çuditshme etj.

4. Sekrecione me njolla gjaku
Kjo mund të jetë shenjë e një infekisoni vaginal, infeksioni të traktit urinar apo një shtatzënie. Nëse kjo gjë shoqërohet me shenja të tjera si ( dhimbja e legenit), duhet të bëni një kontroll tek mjeku.