Ljubço Georgievski në faqen e tij në Facebook ka shpjeguar pse nuk duhet kontestuar që disa festa të festuar së bashku me bullgarët.

Më poshtë e keni të plotë atë që ka shkruar Ljubço Georgievski në faqen e tij zyrtare në Facebook:

“Këto ditë është ngritur pluhur rreth marrëveshjes për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore midis Maqedonisë dhe Bugarisë. Nuk mund që të mos konstatoj se nëse nuk do të ishte politika “kolishevskiane” e VMRO-DPMNE-së nuk do të kishte gjysëm-vetoje nga ana e Bullgarisë dhe nuk do të kishte nevojë për një marrëveshje të tillë. Kështë që Zaev në mënyrë pragmatike po i debllokon proceset të cilat qeveria e mëpatshme i kishte bllokuar.

Dhe tani për përmbajtjen, përse nuk mund të kontestohet kjo marrëveshje për festimin e përbashkët të disa ngjarjeve. Do të fokusohem në Kryengritjen e Ilindenit.

– Organizata që e kishte përgatitur kryengritjen deri më 1902 është quajtur “Bullgaro-Maqedono- Adrianopojë (Edrene) komiteti revoluciuonar”. Sipas të njëjtë kushtetutë të cilën e kishin hartuar Goce Delçevi dhe Gjorçe Petrovi anëtar i saj mund të jetë vetëm një anëtar i “Ekzarkatit bullgar”, të gjitha “miletet” tjera deri në vitin 1902 kanë qenë në definicion të përjashtuar.

– Gjuha kryesore e komunikimit me shkrim ka qenë gjuha letrare bullgare. Të gjitha dokumentet, letrat dhe çdo gjë e shkruar që ekziston nga organizata është e shkruar në të.

– Të gjithë udhëheqësit e lartë kanë qenë mësues të “Ekzarkatit bullgar”, Delçev, Gruev, Petrov Toshev … apo oficerë bullgarë siç ishte komandant i Kryengritjes së Ilindenit Boris Sarafov.

– Ndihma më e madhe financiare dhe ushtarake ka ardhur nga Bullgaria dhe të gjitha bazat për tërheqjen dhe fshehje ishin gjithashtu atje.

– Në vet emrin e organizatës kemi edhe një problem teknik. Adrianopojë (Edrene) është një territor në Detin e Zi, që jetojnë turqit, pomakët dhe greke. Por bashkim është vetëm me popullsinë bullgare e Adrianopojës (Edirne). Pra, nga pikëpamje teknike organizata është partnere me bullgarët. Goce Delçev siç ishte ai inspektor në çetat ushtarake në Maqedoni kështu ishte edhe tek çetat bullgare në Adrianopojë (Edirne). Kongresi i zonës së Edrenesë që nga viti 1902, kur ata i shprehën ambiciet separatiste, personalisht Dellçev ka qetësuar ambiciet e tyre.

-Përfundimisht kur është marrë vendimi për tu çuar në kryengritje. Bullgarët nga Edreneja i janë bindur në tërësi urdhërave për kryengritje në terminet kur ua kishin caktuar dhe nën të njëjtën komandë”., përfundon ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski.