Në ditët e fundit të fushatës, përveç zgjedhjeve lokale, opozita po mendon edhe për zgjedhjet parlamentare.
Në disa raste tjera opozita pretendon edhe mundësinë tjetër, shumicë të re parlamentare pas 17 tetorit.
Mbrëmë në Alsat Ziadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha se qeverisë do t’i merret pushteti ditën e zgjedhjeve lokale.

“Shumica e re parlamentare është e mundshme, sepse LSDM dhe BDI, do të humbin zgjedhjet, dhe me këtë e humbin çdo kredibilitet moral për të vazhduar dhe për të qeverisur me popullin. Atyre do u merret pushteti ditën e zgjedhjeve lokale dhe pritjet e opozitës janë që të ketë qeveri të re– shumicë të re parlamentare”, tha Sela.

E kryetari i VMRO-DPMNE-së në Click Plus tha se pas zgjedhjeve lokale dhe humbjes së këtij pushteti ka dy opsione:

“Ekzistojnë dy opsione, e para është shumicë e re parlamentare pastaj zgjedhje të parakohshme, opsioni i dytë menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe humbjes së këtij pushteti të ketë zgjedhje të reja parlamentare”, deklaroi Mickoski.

Por kryeministri Zaev është i qetë. Ai ka deklaruar se shumicën që e ka është e qëndrueshme, madje sipas tij ajo mund të rritet. Zaev shtoi se muajve të fundit e ka vërtetuar edhe me votëbesim e Qeverisë dhe se kush e ka shumicën e kush jo.