Shumica parlamentare, vendimin e VMRO-DPMNE-së për të formuar 10 grupe parlamentare e ka vlerësuar si tendencë për bllokimin e reformave. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tuntev duke e akuzuar opozitën për dyfytyrësi, kërkoi që kjo e fundit të rishqyrtojë vendimin e marrë.

Kjo nënkupton bllokim të reformave dhe pamundëson që qytetarët t’i pranojnë shërbimet dhe të mirat shtetërore. Me këtë bllokadë VMRO-DPMNE-ja vazhdon të qaset me dyfytyrësi, egoiste, papërgjegjshëm dhe në dëm të gjithë qytetarëve. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM do të bëj gjithçka që të mos pengohen reformat për të cilat votuan shumica e qytetarëve dhe që sjellin të mira për të gjithë – deklaroi Tomisllav Tuntev, Shef i grupit parlamentar të LSDM-së.

Edhe BDI vlerëson se VMRO-DPMNE-ja ka zgjedhur rrugën e gabuar. Sipas deputetit Rexhail Ismaili ky veprim i opozitës ka për qëllim aplikimin e praktikave të tejzgjatjes së debatit si gjatë seancës konstituive.

Edhe pse është e drejtë e tyre legjitime, ne mendojmë se nuk kanë zgjedhur rrugën më të mirë të veprimit si grup parlamentar për faktin se si duket të inspiruar nga pengesa në punën e seancës konstituive të Parlamentit, duke se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë në këtë formë të veprojnë – tha Rexhail Ismaili, Deputet i BDI-së.

Lëvizja Besa si parti opozitare vlerëson se vendimi i VMRO-DPMNE-së është vendim i thirrur në rregulloren e Kuvendit dhe se përgjegjësia për bllokimin e punës së Kuvendit do t’i takojë atyre.

Është vlerësimi i tyre se si ata do të organizohen dhe do të funksionojnë brenda Kuvendit. Nuk është çështje e imja si grup parlamentar t’i vlerësoj veprimet e të tjerëve. Janë çështje të rregulluara me Rregulloren e Kuvendit dhe si të tilla duhet të veprohen pavarësisht motiveve që mund t’i kemi opozitare ose opozitare – u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Levizjes Besa.

Shumica nuk përjashton mundësinë e ndryshimit të rregullores së Kuvendit. Ndryshimet e fundit në Rregulloren e punës së Kuvendit janë miratuar në vitin 2008 kur VMRO-DPMNE-ja ishte në ekzekutiv.