Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, me anë të një deklarate për medie, i ka bërë thirrje VMRO-së që të ndërpresë shkaktimin e dëmeve ndaj vendit dhe të lejojë vijimin e proceseve demokratike në vend.

“Është e domosdoshme që të ndalet menjëherë sjellj destruktive dhe destabilizimi i shtetit dhe i qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja e ka lënë 5 muaj pa qeveri vendin, dhe se nga sot edhe pa kryetarë dhe këshilltarë komunash”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Në pajtueshmëri të Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit. Në pajtueshmëri të Kushtetutës do të zgjidhet edhe qeveria e re reformuese. Pasojnë edhe ndryshimet ligjore për zgjedhjet lokale”, thuhet më tej në reagim.