Majlinda Kelmendi takohet me Haradinajn, i dhuron librin e saj (Foto)

Fituesja e medaljes së artë olimpike për Kosovën, Majlinda Kelmendi është takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
 

Nga disa fotografi të publikuar nga trajneri Driton Kuka në facebook, shihet se Haradinajt i është dhuruar edhe libri që është shkruar për xhudisten që ka fituar medaljen e artë olimpike.

“Librin e Majlindës sot patëm nderin ti ja dhurojmë njeriut të shenjtë të popullit tonë!
Vizita në Gjermani dhe Francë sot e pat cakun drejt njeriut tonë të madh të Kombit Ramushit!”, ka shkruar Kuka në facebook.

Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj po mbahet në Francë nën akuzat e Serbisë për krime lufte.

Ai gjatë gjithë kohës është vizituar nga sportistë, artistë dhe politikanë të shumtë.