Kanë kaluar vetëm pak ditë nga sulmi në shtëpinë muze të Shtëpisë së Alfabetit Shqiptar në Manastir, ndërsaDitën e Flamurit, janë vendosur mbishkrime të tjera anti-shqiptare, në Drejtorinë e parkut nacional “Pelisteri”, raporton “Lajm”.

Këto sulme nuk janë të parat që sjellin provokime në vend, ndërsa policia asnjëherë nuk ka arrestuar dhe dënuar ndonjë të dyshuar.

Analistët mendojnë se veprime të tilla ndodhin gjithmonë në prag të zgjedhjeve, dhe se pas këtyre dëmtimeve qëndrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën më të lehtë e për të fituar zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike. /albeu.com/