As maturantët e këtij viti, që të parët do t’i nënshtrohen kontrollit të jashtëm të dijeve dhe as nxënësit tjerë nuk duhet të frikësohen nga notat që do të marrin gjatë testimit ekstern, shkruan gazeta KOHA.
. Ky problem, sipas ministrit të Arsimit, Pishtar Lutfiu, tanimë është tejkaluar kështu që “nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, gjithë të interesuarit, duhet të rrinë të qetë, sepse notat e testimeve nuk do të ndikojnë në mesataren e notave”. Tani që ethet e eksternes kanë nis të ndjehen, sidomos për rreth 19 000 maturantët që do t’i nënshtrohen procesit të testimit me notim të jashtëm në muajin janar, ministri aktual Lutfiu shpjegon se prej këtij viti do të ketë ndryshime. Distancimi i notës nga suksesi i përgjithshëm i notave, që do të marrin nga notimi që u kanë bërë mësimdhënësit e tyre, është rregulluar edhe me Ligj.
Notat e testeve ekstern do të shënohen në diplomë të veçantë, që është e ndryshme nga diploma ku shënohen notat, me të cilat matet suksesi i tyre, bazuar në notat e shënuara nga mësimdhënësi. “Ka pasur në të kaluarën shqetësime për vlerësimin esktern, kuptohet edhe preokupime për suksesin e përgjithshëm të notave. Mirëpo, që në fillim të marrjes së mandatit tim si ministër i Arsimit, realizova një takim me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme, me të cilët ramë dakord që të bëjmë ndryshime për të shmangur shqetësimet. U premtova se hapat e parë të cilat do t’i ndërmarrë si ministër është revidimi