Maqedonia,që vret endrën e një të ri

Shkruan: Hamzi Ibraimi

Maqedonia vendi ku edhe fëmijës para se të lindë ia vret shpresën!

Për fat të keq në vendin tonë shpresën e një të riu e ka shuar politika, e kjo politikë është bërë shkak që rinia të largohet nga ky vend. Në vend që të udhëheqin të drejtët dhe të dijshmit këtë vend e udhëheqin kriminelët e injorantët. Në vend që ti thuhet ndal kriminelit e injorantit të gjithë u duartrokasin, në vend që ta zgjedhin të drejtin ata zgjedhin dhe mbrojnë injorantin e kriminelin, në vend që të luftojnë që të kenë një rini të shëndoshë e të arsimuar, në krye ata zgjedhin të kenë udhëheqës të sëmurë e injorantë, në vend që ta zgjedhin një jetë të mirë për veten e tyre dhe fëmijëve, ata zgjedhin që me duart e tyre ta shkatërrojnë të ardhmen e rinisë në këtë vend.

Në Maqedoni gjithçka ka vlerë pëveç atyre që janë të drejtë e të dijshëm, ata në këtë shtet janë të pa vlerë ngase populli i këtij vendi janë mësuar me injornatin, të pa drejtin e kriminelin, ata nuk janë të mësuar që të udhëhiqen me drejtësi e të jetojnë sipas rregullave. Në vend që ti dënojnë injornatët ata i shpërblejnë duke ua dhanë votën në vend që tu thonë -NDALU- atyre u japin mundësi të vazhdojnë, ndërsa çdo shtëpi e çdo familje Shqiptare e humb një të ri (ardhmëri) në familje duke ia shuar ëndrën në këtë vend dhe ai zgjidhjen e vetme e gjen në mërgim.Në vendet e civilizuara, rinia nënkupton të jetë shtylla kryesore e atij vendi, atyre u mundësohet të kenë arsim cilësor, u mundësohet të kenë kushte për ta shfaqur talentin e tyre, u mundësohen bursa, u mundësohet vende adekuate për të mësuar dhe më tej për të punuar dhe shfaqur dituritë. Udhëheqësit në vendet e civilizuara rininë e tyre e shohin si një shpresë që vendin e tyre do e lartësojnë. Ndërsa ne rinia e Maqedonisë në këtë shtet nuk kemi as arsim të mirëfillt as vende adekuate për të mësuar ne në vendin tonë vatrat që duhen të nxjerin njerëz të arsimuar e të shëndoshë moralisht dhe kombëtarisht për fat të keq këto vende janë mbushur me “profesorë” injorantë, këto vatra të arsimit janë kthyer në vatra të politikanëve injorantë ku Nëna Parti për ti rehatuar i punëson si “mësimdhënës e profesor” .

Në Maqedoni kushtet për një jetë studentore janë të mjerueshme. Nëse i shohim konviktet shtetërore ku banojnë studentët ata janë në gjendje të katastrofale dhe nuk i kanë kushtet elemntare për të jetuar, nëse i shohim bibliotekat edhe pse nuk kemi biblioteka të mjaftueshme edhe ato që janë janë në kushtë katastrofale.

Në maqedoni nëse dëshiron të jesh i sukseshëm atëherë duhet të jesh injorant vjedhës e kriminelë ngase ky shtetë vetëm në këtë formë krenohet se ka njerëz të sukseshëm!Udhëhqës Shqiptar të këtij shteti, nëse dëshironi që ky shtet të jetë i sukseshëm atëherë rinisë duhet mundësuar kushte të mirëfillta dhe vende adekuate për jetë studentore, mundësoni të kemi sa më shumë biblioteka e arsim më cilësor ngase vetëm në këtë mënyrë do keni një të ardhme dhe do e lartësoni vendin drejt suksesit dhe rininë do e mbani në këtë vend për të kontribuar që e mira të mbizotërojë!.