Grupi në Facebook i quajtur ‘Boshnjakët’, shkruan portali serb Alo, ka botuar hartën e gjoja të sulmeve të planifikuara në Republikën Serbe, për ta përmbysur presidentin Milorad Dodik. Sipas mediumit serb, prapa këtij plani qëndron Kroacia.

Sipas “burimit”, ky plan po mbështetet edhe Ambasada amerikane në Sarajevë, që po bashkëpunon me shërbimet kroate.

“Plani është i qartë dhe mund të realizohet nëse Dodiku synon referendum për shkëputjen e Republikës Serbe, apo nëse ai nuk largohet nga pushteti”, thotë ky burim, sipas të cilit aksioni do të ndërmerret në trekëndëshin Bosnje e Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi, me çka do të rrënohen urat që ndërlidhin rajonin me Serbinë.

Lidhur me këtë “plan” flet eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Xhevad Galijasheviqi i cili thotë se “i njeh ambiciet kroate”. Sipas tij, për amerikanët, serbët dhe boshnjakët janë të parëndësishëm, meqë qëllimi kryesor i tyre është dobësimi i Rusisë dhe Turqisë.

“Republika Serbe është cak i duhur për këtë”, thotë ai.