Shkruan Medai Shaholli

Këta dy kapedanët janë ”mëkatarët” e ferrit shqiptar që për 17 vjet ropën dhe zhvatën shqiptarët në emër të ”lirisë” së fituar në konfliktin e stisur prej tyre më 2001.

Konflikt që ishte arma më e sofistikuar për të ardhur në pushtet, pasi nga qëllimet dhe ideali i luftëtarëve të lirisë asgjë nuk u realizua.

Këta dy janë demagogët dhe matrapazët e çështjes shqiptare në Iliridë.

Këta të dy mbajnë vulën e tradhtisë në ballë pasi tradhtuan idealet dhe betimin mbi flamur të ish luftëtarëve të UÇK-së me një paçavure siç është MO, e cila njeh vetëm sllavët si komb superior mbi të tjerët.

Shqiptarët edhe sipas ndryshimeve të fundit të kushtetutës nuk njihen si komb por si bëshkësi etnike në grupin e pakicave të tjera të papërfillshme në ”dërzhavën” e Ali Ahmetit.

Këta janë mëkatarët e çështjes shqiptare që pranuan pranga të reja për shqiptarët në këto 17 vite në kontributit të tyre të jashtëzakonshëm për konsolidimin e ”dërzhavës” NMK.

Sot, këta demagogë të çështjes shqiptare nuk tallen jo vetëm me shqiptarët por edhe me anëtarët e klanit të tyre mafioz.
Audio incizimet e fundit po u çjerrin maskën pseudopatriotëve.

Prandaj, shqiptarët do të bëjnë mirë t’i dëgjojnë këto incizime dhe të shohin figurat e vërteta të demagogëve shqiptarë.