Një shpërthim masiv përfshiu dje tregun më të madh të fishekzjarrëve në Meksikë duke vrarë të paktën 31 jenë e duke plagosur 72, njoftonin autoritetet.
 
Plasjet në zonën Tultepec të kryeqytetit meksikan sollën një seri shpërthimesh shumë ngjyrëshe dhe një re të madhe tymi mbi qytet.
 
Tregu ishte i mbushur me njerëz që blinin mjete piroteknike për festat e fundvitit.
 
Mediat lokale raportonin se nga 31 viktimat, 26 kishin vdekur në vendngjarje dhe në pesë spitale. Më shumë se 70 njerëz ishin plagosur dhe dërguar në spitale, nga të cilët 21 ishin lejuar të shkonin.
 
Kreu i mbrojtjes civile Luis Felipe Puente, tha se grupet duhet të prisnin për mbarimin e plasjeve para se të ndërhynin për të shuar flakët. “I gjithë tregu është zhdukur. Kishte rreth 300 stenda”, tha ai.