Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ditëve të fundit ka shtuar numrin e veturave zyrtare të komunës, me makina të tipit më të fundit. Vetura kryesore me të cilën do të vozitet, Merko është e tipi Audi A6 e vitit 2018 dhe është vetura më luksoze e gjithë komunave në Maqedoni. Gjithsej nga buxheti i Komunës së Strugës për veturat e reja janë paguar rreth 115 mijë Euro duke e përfshirë këtu edhe TVSH-në.

Duhet theksuar se ky është mandati i tretë i Ramiz Merkos në krye të Komunës së Strugës dhe për çdo mandat të tijin ai ka blerë veturë të re. Në mandatin e parë bleu Mercedes të tipit të fundit të kohës, ndërsa në dy mandatet tjera Audi A6.

Në opinion u ngritën akuza duke e krahasuar Merkon me ish shefin e tij në Qeveri, Nikolla Gruevski, i cili me para të popullit bleu Mercedes prej 600 mijë eurove. Për këtë ai u dënua me 2 vjet burg, por arriti të arratiset nga shteti dhe fitoi azil në Hungari./VOX Struga/