Në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet do të mbahen vetëm pas disa ditësh, por ekziston klimë e sigurisë dhe demokracisë, e cila mbisundon falënderim i pjekurisë së lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimi normal i institucioneve, vlerëson presidenti shqiptar Ilir Meta.

Duke bërë krahasim me gjendjen në vendin e tij, ai shton se ” për fat të keq te ne, edhe pse ende nuk ka datë për zgjedhje, megjithatë, ekziston tension artificial i horizontit, si do të jenë zgjedhjet nesër”.

“Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta”, shton Meta në publikimin në Fejsbuk.

Sipas tij në Shqipëri rritet pandemia me Kovid-19, së bashku me deficitin dhe borxhin publik.

Potencon se nuk guxon të humbet asnjë minutë në plotësimin e kushteve të rëndësishme për fillimin e negociatave, me qëllim që Shqipëria, së bashku me fqinjët, që hapërojë drejt Bashkimit Evropian.

“Ballafaqimi me pandeminë dhe plotësimin e kushteve duhet të jenë dy qëllime kryesore për të gjithë. E para e mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë për të cilën të gjithë betohen me fjalë dhe programe. Koha për vepra të mira është tani”, citon shefi i shtetit shqiptar Ilir Meta në publikimin në Fejsbuk.