Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intevistë për Tv Alsat i pyetuar se cilat janë raportet e VMRO-DPMNE-së me partitë shqiptare, Mickoski ka pohuar se ka me BDI-në, dhe me zoti Ali Ahmetin.

“Kuptohet që komunikojmë edhe me BDI-në kemi komunikim. Në kuadër të Parlamentit, grupet parlamentare komunikojnë. Unë kam komunikim edhe me zotin Ali Ahmeti”, ka thënë Mickoski në intervistën për Alsat-M.

Lidhur më deklaratën e Mickoskit, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, njëkohësisht kryetar i komunës së Gostivarit Arben Taravari në një prononcim për Zhurnal tha: “Diplomacinë në politikë e ndan një fill i hollë nga Hipokrizia. Mickovski i ka thënë të gjitha!.”, deklaroi për Zhurnal Taravari

Nga ana tjetër gazetari i njohur Urim Saliu për Zhurnal thotë se BDI është akoma në një dyzim politik që akoma pa mos shkëputur lidhjet e mëparshme bashkëqeverisje me VMRO, si partner I tyre për shumë kohë që I lidhin shumë gjëra.

“BDI si asnjëherë më parë nuk është në një pozicion më të vështirë që nga themelimi. Ajo po sulmohet kohëve të fundit nga të katër anët dhe mekanizmat e saj politik nuk janë dhe aq të fuqishëm sepse në një formë atë e ka konsumuar edhe pushteti së qenuri gjatë kohë. Në anën tjetër BDI është akoma në një dyzim politik që akoma pa mos shkëputur lidhjet e mëparshme bashkëqeverisje me VMRO, si partner I tyre për shumë kohë që I lidhin shumë gjëra, vjen me një partner tjetër si Zoran Zaev I cili ka dhënë sinjale se nuk do një qeverisje me BDI në dhe në ndërkohë s’mund qeveria e tij të mbijetojë pa partinë më të madhe shqiptare.

Zaev nuk e shpreh këtë haptazi por veprimet e tij kanë bërë që BDI të jetë në këtë pozicion të vështirë. Bombat në njërën anë dhe përplasjet në anën tjetër mes partnerëve edhe pse të mbuluara e kanë vënë pas muri partinë më të madhe shqiptare. BDI po e vërren se me LSDM në tashmë e ka të vështirë bashkëqeverisjen. Sinjalet e tregojnë këtë dhe akoma më shumë e vërteton edhe vetë deklarata e kreut të opozitës maqedonase se ka komunikim me kreun e BDI-së. Në një mënyrë komunikimet janë normale por në këtë rast kam bindjen se këto janë tjera sinjale.

Nuk besoj se BDI-LSDM do ti kemi bashkë në zgjedhjet e ardhshme në Qeveri. Së paku njëra prej tyre do të jetë opozitë dhe lufta për aleanca të reja tashmë është shfaqur në horizont.”, thekson Urim Saliu për Zhurnal.mk.