Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me Wojciech Ticinjski, ambasador i Polonisë në Maqedoni.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për procesin e integrimit evropian të vendit.

“Lidhur me zhvillimet politike, Mickoski e informoi ambasadorin Ticinjski për numrin e madh të skandaleve dhe aferave që kanë të bëjnë me pushtetarët, duke theksuar se vendi po zhytet në krim dhe korrupsion, ndërsa qytetarët jetojnë në varfëri.

Korrupsioni po lulëzon, ndërsa për të gjitha skandalet është drejtpërdrejt përgjegjës Kovaçevski dhe pikërisht për këtë shteti vlerësohet negativisht nga të gjitha parametrat dhe këtë e vërtetojnë të gjitha hulumtimet ndërkombëtare. Zgjidhja e kësaj situate është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të sjellin ndryshim dhe ardhmëri të re dhe shpresë për të gjithë qytetarët”, theksoi Mickoski.