Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili e quajti kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti politikan të mençur, ka qenë pjesë e protestuesve mbrëmjen e 27 prillit të vitit të kaluar e cila eskaloi në dhunë brutale përmes një sulmi të organizuar ndaj deputetëve që formuan Qeverinë e re të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Mihaella Ivanova nga forumi i të rinjve të LSDM ka theksuar se në fotografitë shihet qartë se si Mickoski ka kaluar mburojën para Kuvendit.
“Mickoski ka qenë me turmën në ditën kur u sulmuan deputetë, gazetarë dhe të punësuar, kur u rrezikuan jetët e tyre dhe rendi kushtetues i R.M. Cili ka qenë roli i tij në këtë të enjte të përgjakshme? A ka koordinuar ai disa nga personat që hynë në Kuvend”, ka pyetur Ivanova.Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski në profilin e tij në “facebook” ka shkruar se me 27 prill kur ndodhi dhuna në Kuvend, ka qenë në anën e popullit.