Milani mundi Sassuolon me rezultatin 2-1 në ndeshjen që shënoi golin më të hershëm në historinë Serie A.

Në javën e 13-të të Serie A, Milani ishte mysafiri i Sassuolos në Stadiumin Citta del Tricolore.
Rafael Leao, i cili tundi rrjetën rivale vetëm 6,2 sekonda pas fillimit të ndeshjes me pasimin e futbollistit turk Hakan Çalhanoğlu, shënoi golin më të hershëm në historinë e ligës, ndërsa kaloi Milanin në epërsi 1-0.

Rekordin e mëparshëm në kampionat e mbante Paolo Poggi, i cili kishte shënuar 8 sekonda pas fillimit me fanellën e Piacenzas në dhjetor të vitit 2001.