Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se është e domosdoshme që PDK-ja të shkojë në opozitë.Në Interaktiv të KTV-së ajo ka thënë se ka biseduar për koordinim me Vetëvendosjen dhe LDK-në.Ajo ka kritikuar qeverinë e PAN-it, duke thënë ka një mungesë totale të transparencës.

“Derisa politika vendore përcaktohet vetëm në ndarjen e pushtetit, e kjo Qeveri e PAN-it edhe zyrtarisht e ka legalizuar këtë. E kemi një mungesë të madhe të transparencës totale. Ne nuk jemi duke bërë garë me programe që do të duhej të konkurronin, por në vend të kësaj ne po flasim për koalicione. Pra, ne po flasim vetëm për ndarjen e pushteteve. E kemi një çakordim dhe humbje në interesat nacionale”, ka thënë Kusari – Lila.Tutje ajo thotë se ka një bashkërendim me LDK-në dhe Vetëvendosjen.

“Nëse do të mbahen zgjedhjet Alternativa ka qenë në bashkërendim me LDK-në dhe VV-në. Nuk kemi vendim ende por kemi pasur bisedime në veçanti me Vetëvendosjen. Do të ishte ideale të ishte një koordinim më i mirë i opozitës.

këto koordinime. Skenari më i mirë i mundshëm është ndërrimi i pushtetit por me agjenda dhe program të mirëfilltë. Nëse kemi një depopullim kaq të madh të Kosovës atëherë do të jetë shumë e vështirë të aplikohen programet”, ka thënë ajo.

Përveç PDK-së, edhe Nisma e AAK-ja duhet të shkojnë në opozitë sipas saj.“Është e domosdoshme që PDK-ja të shkojë në opozitë, por aty e çoj edhe Nismën e AAK-në pasi nuk e kanë ndalur atë që kishte nisur PDK-ja por veç e kanë vazhduar atë keqqeverisje. Ne kemi pasur shtetin në një kaos total”, ka thënë ajo.

Sipas saj Kosova është një nga vendet që do të rrezikohen nga mungesa e ujit të pijshëm.“Gjilani tashmë është një komunat që po përballet me ato probleme, e për këtë çështje kryeministri bën hajgare. E kemi Ministrinë e Mjedisit me aq shumë zëvendësministra, e bëhet hajgare me këtë punë. Partitë duhet të luftojnë me programet e tyre, pasi deri më tani kemi luftuar me patriotizma e folklorizma”, ka thënë Kusari-Lila.