Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka sjellë një vendim për largimin e studentëve që kanë kryer Medresenë “Isa Beu” dhe tani ndjekin studimet në universitetet e vendit.
Në vendim theksohet se nxënësit e kësaj shkolle të mesme fetare nuk kanë kryer maturë shtetërore, dhe bazuar në ligjet në fuqi nuk mund të regjistrohen në universitete.


Vendimi i sjellur me 06.02.2021 u ka pamundësuar nxënësve të medreseje që të vazhdojnë ose kryejnë ndonjë fakultet në universitetet private apo publike në vend.
Kjo ka shqetësuar shumë prindër dhe nxënës të cilët kanë investuar me vite për ta kryer një shkollë të mesme dhe në fund, e njëjta nuk u njihet nga institucionet e shtetit.

Imami nga fshati Matec i Komunës së Likovës, Enver Azizi është ndër të parët që ka reaguar, duke kërkuar zgjidhje për këtë problem të rëndë.
Ai thotë për agjencinë e lajmeve INA se me këtë vendim e pësoi vajza e tij, por edhe shumë të rinjë e të reja, të cilët tashmë po i largojnë nga institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni.

“Bazuar në këtë vendim, Universiteti Nëna Terëzë në Shkup ua mori të drejtën e vazhdimit të studimeve në semestrin e II-të dy vajzave të pranuara me nga 100 pikë. Nga pyetjet e shumta private që mi bëjnë prindërit që fëmitë i kanë në Medrese se :Çka do të bëhet me diplomat e bijve të tyre , përgjigja ime ishte: “Vajza ime u sakrifikua ” e ju si të doni veproni”, shprehet Hoxhë Azizi.

Ai kërkon nga Ministria e Arsimit që të gjindet ndonjë zgjidhje për këtë problem. Kërkesa e tij i drejtohet vetë zëvendësministrit, i cili poashtu Hoxha thekson se ka qenë medresantë.

Gjithashtu Azizi thotë se këtë kërkesë ja drejton edhe Drejtorit të sektorit për arsim-BFI si dhe Drejtorit të medresesë ISA BEU.

Hoxha gjithashtu, të gjitha këto pohime i ka dokumentuar me qëllimin për të zbardhur të vërtetën. (INA)